Anëtarja e Këshillit Bashkiak Elbasan, Doris Madhi, për dëgjesat për reformën territoriale thotë se reformat nuk janë bërë asnjëherë bazuar në nevojat e qytetarëve, por bazuar në avantazhet zgjedhore.
Ndërsa arkitekti Gjergji Caca ndan bindjen dëgjesat për reformën territoriale, politikat e reformës territorioale po bëhen vetëm për qytetet e mëdha.
Duke folur për “MCN Informacion” Madhi e cilësoi gabim, bërjen e bashkive gjithmonë e më të mëdha.
Dëgjesat janë farsa ‘më ka çu nëna me la gojën’, thelbi i kësaj reforme është centralizimi i shërbimeve që prek jetën e qytetarëve drejtpërdrejt. Sot Shqipëria ka shumë pak avantazhe konkurruese në prodhim krahasuar me pjesën tjetër.
Bërja e çfarëdolloj reforme, nuk është bazuar kurrë mbi efiçencë, por në përllogaritjen e saktë të zonave zgjedhore dhe avantazheve zgjedhore të politikës në momente të caktuara.
Ky koncepti i bashkisë gjithmonë e më të madhe është një nga gabimet më të mëdha, se të gjitha zonat kanë avantazhe dhe nevoja të caktuara. Një centralizim i tillë bën që të gjitha shërbimet të viheshin në dorën e një bashkie të madhe.
Caca u ndal në lejet e ndërtimit, duke thënë se kryebashkiakut i jepet e drejta vetëm për ndërtesa deri në gjashtë kate, duke e shfuqizuar rolin e tij.
Vendosin deputetë me 8 mijë vota dhe nuk vendos kryetari i bashkisë me 180 mijë vota për lejet e ndërtimit. Ne kemi kryetarët e bashkisë më të dobët se deputetët. Centralizimi është gjëja më e keqe që mund t’i bësh një pushteti dhe nuk del nga pragu i ministrisë dhe jo të vejë shërbimi në majë të malit.
Reforma territoriale është bërë për qëllime elektorale dhe krijimi i ca bashkive, si Dropulli apo Finiqi që bëhen për të bërë qokën dikujt, që nuk të respekton as emigrantët. Apo në rastin e bashkisë Pustec. Ti krijon ca artifica që pastaj i lë pas dore.



