Zgjedhjet e pjesshme vendore mbahen edhe në bashkinë e Rrogozhinës.
Sic raporton korrespodenti i MCN Tv, Enes Memolla, të drejtën e votës në këtë bashki dhe njësitë administrative Kryevidh Sinaballaj, Lekaj dhe Gosë e kanë rreth 32 mijë qytetarë ndërsa në zgjedhjet e fundit kanë votuar 10 mijë qytetar.
Në këtë bashki gjenden 53 qendra votimi ndërsa në njërën prej tyre do të votojnë të burgosurit. Gara në Rrogozhine është mes kandidatit të Ps Edison Memolla, i cili prej dy vitesh mban postin e kryetarit të bashkisë në këtë qytet pas vdekjes se kryetarit Haxhi Memolla, xhaxhait te tij.
Ndërkohë Partia Demokratike e Lulzim Bashës përfaqësohet nga biznesmeni Ferdinand Saraçi dhe Shtëpia e Lirise nga mjeku veteriner Hekuran Xhani, një ndër themeluesit e PD në Rrogozhinë. Procesi i votimit në këtë bashki ka nisur normalisht, tek -tuk janë hasur probleme me mos funksionimin e pajisjes që identifikon të dhënat personale të votuesve.
Pavarësisht se të zgjedhurit vendor do të shërbejnë vetëm një vit kjo nuk e ka zbehur interesin e qytetarëve për të votuar.



