Akuza për blerje votash/ Xhelal Mziu dhe strukturat e PD bllokojnë një makinë në Maqellarë

Akuza për blerje votash/ Xhelal Mziu dhe strukturat e PD bllokojnë një makinë në Maqellarë

Një tjetër incident parazgjedhor është regjistruar këtë të enjte edhe në Dibër.

Në Maqellarë, përfaqësues dhe miliante të PD kanë ndaluar dhe bllokuar një makinë pasi ata pretendojnë se ishte aty për të blerë vota. Paraprakisht është bërë me dije se bëhet fjalë për dy punonjësit e Bashkisë së Bulqizës, Denis Gjoli dhe Albjon Ceku. 

Në vendin e ngjarjes mberriti shpejt drejtuesi politik Xhelal Mziu e pak më vonë edhe forcat e rendit.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë kërkuar që të mbërrijnë aty prokuroret për të proceduar zyrtarisht këtë rast që sipas tyre, përbën një krim zgjedhor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy