Alfred Cako zbulon “pazarin” si Trump mund t’i heqë non gratën Berishës

Alfred Cako zbulon “pazarin” si Trump mund t’i heqë non gratën Berishës

Konspiracionisti Alfred Cako zbulon “pazarin” e mundshëm se si kryedemokratit Sali Berisha mund ti hiqet non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se mund t’i hiqet non grata Berishës, me kushtin që Donald Trump të japë një emër si pasues të tij në drejtimin e Partisë Demokratike.

 

PD është gjysma e Shqipërisë dhe gjysma tjetër PS. Gjithmonë kontrolli i një vendi bëhet përmes kontrollit të dy partive kryesore politike. PD nuk kontrollohet nga ndërkombëtarët, u përpoq Sorosi ta kontrollonte me Lulin. Berisha bëri sikur pranoi por e kontrollonte vetë. 

 

Sorosi si usta më i vjetër i tha që ti nuk bën dot lojëra me mua, ose lëre atë djalin që kam vënë unë dhe largohu, ose do të largojmë me dhunë.  Deri tani ndërkombëtarët nuk e kanë shtënë në dorë PD, PS është totalisht në dorë të sorosianëve. Çdo gjë që bën Partia Socialiste në gjëra të mëdha, nuk i bën dot jashtë interesave të grupit të Sorosit. 

 

Mund t’i hiqet non grata Berishës, me kushtin që Trump mund të japë një emër, do ia japësh partinë filanit. Ti do largohesh dhe unë do të heq non gratën. Ne ta heqim non gratën dhe ti duhet t’ia lësh partinë dikujt që mendojnë ata por që të jetë dakord dhe Berisha. 

 

Berishës i propozohet dhe heqja e problemeve nga SPAK. Këta mbajnë dhe kulaçin dhe kërbaçin. Këta i thonë nëse s’do, kemi SPAK, kërbaçin dhe do të thyejmë në mes. 

 

Është krijuar një imazh negativ nga mediat nën kontrollin e sorosianëve për Berishën. Është nxirë më shumë nga sa është në të vërtetë.

 

Unë nuk do ia dorëzoja partinë time të huajve, por do mundohesha të caktoja në krye të partisë një njeri të pavarur, nacionalist, që i do shqiptarët, që është kundër agjendave denatyrale të këtyre monstrave të majtë të drejtuar nga Sorosi dhe këllirat e tjera që drejtojnë Europën, do zgjidhja një njeri të ngjashëm si Viktor Orban.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy