Konferenca e dytë ndërqeveritare/ Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave me BE

Konferenca e dytë ndërqeveritare/ Shqipëria hap grupkapitullin e parë të negociatave me BE

Shqipëria do të hapë sot grupkapitullin e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian që do të mbahet në Luksemburg.

Duke vijuar rrugëtimin sipas hartës së bisedimeve, javën e ardhshme do të çelet grupkapitulli, i cili përfshin gjyqësorin, drejtësinë, prokurimet publike, kontrolli financiar, administrata publike dhe funksionimi i institucioneve demokratike, por për disa prej kapitujve me te rëndësishëm Shqipëria tashmë ka bërë progres, duke punuar në disa drejtime.

Sipas afateve, në 14 muaj vendi ynë kreu 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1 mijë e 500  ekspertëve shqiptarë dhe 1 mijë ekspertëve të Komisionit Evropian.

Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave marsin e vitit 2020. Rrugëtimi i vendit drejt Bashkimit Europian ka qenë i mbushur me kushte të shumta të vendosura nga BE dhe disa nga vendet anëtare.

Këta kapitujt, janë ndër kapitujt më të rëndësishëm për ecjen përpara të Shqipërisë në Bashkimin Europian, jo vetëm për shkak të sfidës politike por edhe përfshirjes së grupeve të interesit.

Takimi do të nisë në orën 08:00 dhe drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, i cili kryeson  Presidencën e radhës së BE-së.

Sakaq, rreth orës 09:25 pritet një konferencë për shtyp e kryeministrit Rama dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Hungarisë, Péter Szijjártó.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy