
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Pritet që pas daljes nga SPAK kryedemokrati të flasë para mbështetësve të tij, që janë mbledhur pranë Prokurorisë së Posaçme.
Fokusi i denoncimeve të fundit të Berishës janë ato që ai i konsideron si krime zgjedhore, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Të pranishëm në SPAK janë edhe deputetët demokratë Flamur Noka, Luan Baçi dhe Klevis Balliu.



