Ahmetaj: Para Vitit të Ri përfundojmë banesat individuale

Ahmetaj: Para Vitit të Ri përfundojmë banesat individuale

Një pjesë e mirë e qytetarëve që humbën shtëpitë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit do të hyjnë në banesat e reja para Vitit të Ri. Duke folur në një konferencë për Planin e Rindërtimit 2020, ministri Arben Ahmetaj tha se ato që përfundojnë të parat janë ndërtesat individuale.

Janë edhe 2 mijë përfitues nga njësitë individuale. Janë 143 objekte arsimore që janë financuar nga buxheti i shtetit, në 33 objekte kanë filluar punimet, në 4 objekte pritet të nisin punimet, kemi 92 shkolla nga donatorët. Një pjesë e mirë e banesave individuale mbarojnë më 31 dhjetor 2020. Kemi 92 objekte kolektive që duhen vlerësuar, shembje apo të tjera. Kanë nisur edhe ndërtimet që financohen nga qeveria turke. Brenda 15 tetorit hapen themelet e lagjes “5 maji””, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha më tej se qeveria deri tani ka shpërndarë 20 miliardë lekë për të prekurit nga tërmeti.

Qeveria ka akorduar 9.44 miliardë lekë, që do të shkojnë në duar të familjarëve, banesat e së cilëve janë me probleme të vogla ose mesatare. Ndërsa, 20 miliardë lekë janë shpërndarë. Janë mbi 27 mijë familje që përfitojnë brenda tetorit 2020. Deri tani janë paguar mbi 19 mijë familje dhe në dorë dhe kanë marrë 5.4 miliardë lekë”, vlerësoi ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy