Kryeministri Janša takon Metën: Sllovenia pro hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE

Kryeministri Janša takon Metën: Sllovenia pro hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë takimit të 10-të të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit u prit sot në Ljubljanë në një takim zyrtar nga Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša.

Presidenti Meta falënderoi Kryeministrin e Sllovenisë Janša për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe shprehu besimin, që edhe gjatë Presidencës së ardhshme sllovene të Bashkimit Europian, ajo do të mbetet një avokate e integrimit të Shqipërisë dhe të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Sllovenia, në të gjitha rastet është rreshtuar ndër ato vende që kanë insistuar për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, vuri në dukje Kryeministri Janša gjatë bashkëbisedimit me Presidentin Meta.

Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan se përparësi e vendeve të Ballkanit Perëndimor është bashkëpunimi i ngushtë rajonal dhe thellimi i reformave të brendshme me qëllim final integrimin në Bashkimin Europian.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme reciprokisht nga të dyja palët dhe kërkoi që liberalizimi i vizave të Kosovës me Bashkimin Europian të bëhet sa më shpejt, si një vendim që ndihmon jo vetëm Kosovën, por edhe bashkëpunimin rajonal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy