
"Lulzim Basha, po e mban me forcë e dhunë PD-në dhe është bërë bashkë me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe kanë mes tyre jo thjesht interesa politike, por edhe financiare dhe për t’i rrëzuar duhet një “8 dhjetor” i dytë".
Këto deklarata të forta kanë ardhur nga ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe nën-kryetare e Kuvendit Jozefina Topalli, në Ditën e Rinisë, ku mijëra studentë u ngritën për të shembur komunizmin.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ka folur për Ditën e Rinisë, për atë që ajo e quajti për një ëndërr të thyer.
‘Është një ëndërr e thyer, pasi ne mendonim që Shqipëria të ishte ne BE të ishin të barabartë, është një ëndërro largët. Reflektimi duhet të ishte për klasën politike nuk mënoj se do ndodh. Ku jemi këtu, pse duan të ikin, pse nuk duan të jetojnë këtu. Sot nuk ka një ëndërr. Sot Evropa është një projekt. Kur them që sot nuk ka një ëndërr them se ëndërr është rrëzuar rrugës, nuk u kemi lënë gjë njerëzve. Duhet bërë një analizë se çfarë duhet të bërë, pse jemi këtu”, tha ajo.
Topalli hedh akuza të rënda edhe ndaj grupit parlamentar të PS-së, ku shprehet se në shumë raste dhe shumë herë sillet mes mediokritet dhe vulgariteti. Funksionon me atë që quhet ambicia financiare.



