Zgjedhjet e 17 tetorit në Kosovë/ AAK do të bëjë fushatë vetëm pesë ditë

Zgjedhjet e 17 tetorit në Kosovë/ AAK do të bëjë fushatë vetëm pesë ditë

Situata e rëndë epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë, është shkaku, sipas së cilës, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të çoj në shkurtimin e fushatës zgjedhore të partisë së tij.

Haradinaj, ka njoftuar se nesër në nismë të fushatës zgjedhor, subjekti të cilën ai e drejton, ka vendosur që fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ta kufizojë në vetëm pesë ditë para elektoratit të tij.

Sipas tij, AAK-ja fushatën pesë ditore do ta zhvillojë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.

Ai madje ka bërë të ditur se partia të cilën ai e drejton do të gjejë mënyra alternative të komunikimit për të shpalosur programin zgjedhor.

“Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë. Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 Tetorit. Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, iu pati bërë thirrje partive politike për pajtim rreth çështjes së shkurtimit të fushatës zgjedhore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte ftuar të hënën në takim të gjithë krerët e partive politike në Kosovë për të diskutuar për mundësin e shtyrjes së zgjedhjeve, por duket se aty nuk pati pajtim për shtyrje të datës së zgjedhjeve të 17 tetorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy