Selami: Republika e re ishte një kuti bosh, i përket të kaluarës

Selami: Republika e re ishte një kuti bosh, i përket të kaluarës

I ftuar në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, kandidati për kreun e PD, Eduart Selami tha se është kundër bashkëpunimit mes PS dhe PD, por do të jetë i hapur ndaj bashkëpunimeve për çështje të rëndësishme.

“Jam kundër një  koalicioni qeveritar. Jo se nuk do të shtrij dorën në qeverisjen me partinë që është në qeveri. Kam një paketë reformash që do të fillojë nga reforma elektorale që do ta caktojnë qytetarët kush do të futet në parlament. 

Pra do të kërkoj bashkëpunim”, tha Selami.

I pyetur nëse dështoi Republika e re e Bashës, Selami tha se i përket të kaluarës.
“Republika e re ishte një kuti bosh që e refuzuan shqiptarët. Kishte ide por u prezantua keq. Republika e re dështoi dhe i përket të kaluarës”, tha Selami.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy