Pas më shumë se 1 muaji e gjysmë pauzë, për shkak të angazhimit me fushatën 6 marsit, Sali Berisha iu rikthye këtë të dielë foltoreve, por këtë herë me shqiptarët e Greqisë.
Ish-kryeministri foli për zgjedhjet e 6 marsit, që sipas tij ishin faktor tregues për opozitën në vend.
Berisha nuk ia kurseu akuzat kryeministrit Edi Rama, duke bërë të qartë se qëllimi është të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Si rrallë herë, Sali Berisha ka zgjedhur të injorojë debatin e brendshëm në parti mes tij dhe Lulzim Bashës, ndaj të cilit janë shtuar edhe zërat që i kërkojnë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.



