Berisha: Me amnistinë e dytë ndaj Beqajt, Rama provoi se ai është pronari kryesor i koncesionit të sterilizimit

Berisha: Me amnistinë e dytë ndaj Beqajt, Rama provoi se ai është pronari kryesor i koncesionit të sterilizimit

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha e konsideroi një tallje të ulët akt-akuzën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. 

Sipas Berishës, "me amnistinë e dytë ndaj Beqajt, Rama provoi se është ai pronari kryesor i koncesionit të sterilizimit".

Aktakuza për Ilir Beqën, e shkruar në zyrat e Edi Ramës, është një tallje e ulët, cinike, me shqiptarët, është dëshmi tjetër flagrante e shndërrimit të SKAP-it në një organizatë të rrezikshme kriminale për shoqërinë shqiptare. Ajo është de jure dhe de facto, amnistia e dytë brenda 4 muajsh nga SKAP-i i partisë, për hajdutin Ilir Beqaj dhe mbrapa tij, Edi Rama. Aktakuza e diktuar nga Edi Rama e SKAPI-t të partisë për Beqën, për shpërdorim detyre se nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit dhe vartësit, dmth mes Rrapajt dhe Rrjepajt, se nuk ka konstatuar kostot e fryra, është një tallje e ulët cinike për shqiptarët, është dëshmi totale e keqpërdorimit të SKAP si një organizatë kriminale në funksion të pushtetit të Edi Ramës, është amnistia e dytë në katër muaj e Beqës nga Edi Rama dhe SKAP i tij. Me akuzën e dytë për shpërdorim detyre, de facto amnistinë e dytë të Ilir Beqës brenda 4 muajsh, Edi Rama provoi dje në mënyrë përfundimtare se ai është pronari kryesor, është aksionari i parë me distancë i aferës së vjedhjes së dytë të shekullit, apo siç e quajnë tani rendom qytetarët, inceneratorëve të shëndetësisë. Kurse Beqaj është thjesht hajduti i tij i dobishëm. Rrjepaj dhe stër-Rrepaj janë vetëm pronarët në letër, apo Zotot dhe Mërtirët e kësaj afere”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy