Ilir Dashi është emëruar në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Hekurudhës. Ish-drejtorii QSUT-së dhe kreu i LSI-së dega Tiranë zëvendëson në këtë detyrë Genc Alizotin, i cili dha dorëheqje në fillim të këtij muaji.
Genc Alizoti mori detyrën e kreut të Hekurudhave në tetor të vitit 2013, menjëherë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në njoftimin e dorëheqjes, ai e motivoi largimin e tij nga detyra me disa arsye familjare.



