Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 6 prill, ku në rend të ditës do të jenë 4 pika.
Në njoftimin e sekretarit të përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri thuhet se mbledhja e Asamblesë do të jetë online.
Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:
Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.
Ditën e hënë, datë 04.04.2022, do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online.



