Bejko: Nëse demokratët sjellin Berishën në krye do të jetë dita më e errët e PD, do ndërpriten marrëdhëniet me SHBA

Bejko: Nëse demokratët sjellin Berishën në krye do të jetë dita më e errët e PD, do ndërpriten marrëdhëniet me SHBA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko tha se nëse demokratët sjellin Sali Berishën në krye do të jetë dita më e errët e PD dhe do ndërpriten marrëdhëniet me SHBA. Në një lidhje Skype për MCN TV, Bejko u shpreh se Amerika ka folur qartë duke thënë se marrëdhëniet do ndërpriten tërësisht dhe PD në rastin më të keq do jetë një parti që do ketë përreth disa njerëz që e mbështesin.

“Këtu po i japim edhe një herë shansin që PD të mos jetë e izoluar dhe në një marrëdhënie të vështirë me SHBA. Nëse në krye të PD demokratët do sjellin Berishën do të jetë dita më e errët e PD dhe pas saj kur Amerika ka folur qartë duke thënë se marrëdhëniet do ndërpriten tërësisht dhe PD do zhytet në errësirë dhe në rastin më të keq do kemi një parti që do ketë rreth disa njerëz që e mbështesin. Përndryshe do kemi një PD që do ta bëjë Shqipërinë më të mirë ekonomikisht dhe jo të largohen jashtë saj”, tha Bejko.

I pyetur nëse ky7 kuvend e ka fuqinë për të bashkuar demokratët, Bejko tha se vendimi i tij është ndarja nga e shkuara dhe do të ketë një kryetar dhe jo një dualizëm kryetarësh për të qenë oferta e gjithë shqiptarëve.

“Ne jemi këtu sepse duam të bashkojmë demokratët. PD ka kryetarin e saj legjitim dhe do vazhdojë të ecë përpara. Motoja është si do jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër. Vendimi i saj është ndarja nga e shkuara dhe do të shkëputet nga mentaliteti që ka vegjetuar. Do ketë një kryetar dhe jo një dualizëm kryetarësh për të qenë oferta e gjithë shqiptarëve. Këto do jenë mesazhet që do dëgjojë Shqipëria sot”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy