
Tashmë Parlamentit pritet t’i shtohen tre deputetë të rinj nga listat shumemërore të Partisë Demokratike. Kësisoj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot i ka dhënë mandatin e deputetit tre opozitarëve të rinj: Koçi Tahiri, Kujtim Gjuzi dhe Indrit Hoxha.
Tre deputetë të rinj nga listat shumemërore të Partisë Demokratike janë Kujtim Gjuzi për qarkun e Durrësit, Indrit Hoxha për qarkun e Tiranës dhe Koçi Tahiri për qarkun e Korçës.
Betimi i tre deputetëve të rinj pritet të bëhet në seancën plenare të radhës, e cila do të zhvillohet nesër.
Numri i deputetëve në Kuvend ka arritur në 114, ku 35 prej tyre i përkasin tashmë opozitës së re.



