Vulin: Ministria e Punëve të Brendshme po heton përgjimin e Presidentit Vuçiç

Vulin: Ministria e Punëve të Brendshme po heton përgjimin e Presidentit Vuçiç

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme po kryen një hetim serioz në rastin e përgjimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas së cilës vlerësoi ai, fshihet një qëllim i keq.

“Ministria e Brendshme po kontrollon të gjitha pretendimet dhe po kryen një hetim shumë serioz, i cili do të duhet të japë rezultate”, tha ministri Vullin.

Sipas tij, për motivet dhe kualifikimin e përgjimit të presidentit Vuçiç do të mund të flitet vetëm kur policia t’u drejtohet autoriteteve kompetente gjyqësore me rezultatet përfundimtare.

Më 31 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi për Pink TV se ai ishte përgjuar nga shërbimet e brendshme dhe se autoritetet kompetente do të përcaktojnë nëse ato ishin të lidhur me shërbime të huaja.

Sipas tij, për motivet dhe kualifikimin e përgjimit të presidentit Vuçiç do të mund të flitet vetëm kur policia t’u drejtohet autoriteteve kompetente gjyqësore me rezultatet përfundimtare.

Ministri Vulin theksoi se askush nuk lejohet të përgjojë cilindo qytetar të Serbisë pa një urdhër të duhur, dhe se kjo është veçanërisht e ndjeshme kur bëhet fjalë për presidentin e shtetit.

Prokuroria e Lartë Publike dhe Prokuroria Publike e Serbisë nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse kanë filluar të veprojnë sipas pretendimeve të Vuçiçit se ai ishte përgjuar. Ata gjithashtu nuk iu përgjigjën pyetjes se cili ishte rezultati në rastet e mëparshme të akuzave për përgjime të zyrtarëve shtetërorë dhe politikanëve.

Në gusht të vitit 2019, Vuçiç tha se ai kishte qenë subjekt i monitorimit dhe mbikëqyrjes së shërbimeve sekrete serbe për 25 vitet e fundit, dhe në Pink TV ai citoi disa dokumente të kategorizuara si “sekret shtetëror”.

Ai më vonë pretendoi se ai hoqi shenjën e fshehtësisë në përputhje me ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy