KQZ u heq mandatet dy deputetëve. Ja kush kush i zëvendëson në Kuvend

KQZ u heq mandatet dy deputetëve. Ja kush kush i zëvendëson në Kuvend

Me 5 vota pro Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka votuar për heqjen e mandatit për dy deputetët e Kuvendit, atë të PDIU Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica i LSI.

Ishte Prokuroria e Përgjithshme, e cila kërkoi heqjen e mandateve të dy deputetëve, pasi sipas saj, kanë bërë deklarime të rremë kur kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit.

KQZ ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Aqif Rakipit, Theodhori Sollaku, i cili kërkoi të pezullohet kërkesa e prokurorisë. Avokati tha se kërkesa e Prokurorisë është në shkelje të ligjit, pasi sipas tij Aqif Rakipi nuk është dënuar nga asnjë vend i BE.

Dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia në Itali.

Deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, sipas Prokurorisë, rezulton të jetë arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”. Ai mohoi akuzat e Prokurorisë duke thënë se ka qenë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet akuza e Prokurorisë. Ndërkohë Deputeti Aqif Rakipi akuzohet për përdorim të materialeve të vjedhura” me identitetin, Skënder Ejybegaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy