Partia Demokratike ka reaguar për mënyrën se si pasi i la pa shpërblimin e fundvitit, kryeministri Rama po i mbledh mesuesit me urdhër në dreka partie.
Në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së, Luçiano Boçi e ka quajtur skandaloze atë që ndodhi dje me mësuesit e Tiranës e po ndodh edhe sot me ato të Kamzës! Demokratët akuzuan kryeministrin se po përdor politikisht mësuesit e vendit.
Por ketyre akuzave i pergjigjet ministri i Brendshem Saimir Tahiri i cili shkruan: “Live me mesueset dhe mesuesit e Kamzes. Gezuar festat :) Sigurisht, sipas SHQUP-it, jo vetem jane mbledh me zor, por edhe po kercejne me zor….hahahah”, shkruan Tahiri në rrjetin social "Facebook".



