Zhgënjimi më i madh është opozita. Sot ne pamë realitetin në sy, kjo opozitë nuk do ta rrëzojë këtë mazhorancë.
Kështu tha analisti Pano Soko, duke komentuar për “MCN Live” vendimin e Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK, duke mos i dhënë dritën jeshile arrestimit të Belinda Ballukut, teksa rrëzoi heqjen e imunitetit të saj.
Sipas tij, opozita duhet të prodhojë krizë politike, për tu ulur si e barabartë në tryezë me mazhorancën.
Nuk e kuptoj se si e mendon opozita se do të bind ose do të ulë nga madhështia që ka sot pushteti, të gjithë atë tonazhin e madh të diferencës, për ta ulur në një tryezë si të barabartë. Sot opozita do të duhet të kishte ditën e saj vendimtare.
Kishte mbështetjen që erdhi nga partnerët tanë, qoftë Gjermania, apo Anglia dhe dje dhe mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilët theksuan faktin se nëse qeveria qëndron përballë drejtësisë, ne humbasim sensin e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. Do të duhej që të gjithë këtë klimë të mirë, ta përkthente në avantazhin e saj përballë mazhorancës.
Unë pashë sot një klimë tejet të vakët të opozitës. Kur ti sot ke praktikisht një shtet autoritar, kur qeveria i rri përballë sistemit të drejtësisë dhe mos ta pyesë. Ne kemi protesta të opozitës, por kjo është një gjë normale në demokraci. Ne kemi reagime të deputetëve në parlament.
Këtu po nuk e kuptoi opozita se i vetmi mekanizëm që ka në dorë është të prodhojë një krizë politike, ku të paktën në nga institucionet të mos funksionojë normalisht. Ose bllokimi i parlamentit, ose ngulu në shesh para Kryeministrisë. Vetëm kriza politike e bën opozitën të ulet si e barabartë në tryezë me opozitën.
Një opozitë që realisht e do pushtetin ishte ngulur në parlament aty brenda dhe nuk shkulej nga aty. Opozita në këtë ditë bën pak zhurmë në parlament, përplas pak dorën te tavolina dhe ikën në paqe në shtëpi. Çfarë presim ne të vijnë të na çlirojnë ndërkombëtarët? Sot ne pamë realitetin në sy, kjo opozitë nuk do ta rrëzojë këtë mazhorancë.



