Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mëngjesin e sotëm ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, raportojnë mediat serbe.
Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme.
Vuçiç ka shprehur bindje se ai dhe Begaj do të kenë sukses në zhvillimin e marrëdhënieve të mira dhe miqësore dhe bashkëpunim më të mirë ekonomik në shumë fusha, kjo për të mirën e qytetarëve të vendeve të tyre.
Ai vuri në pah faktin që në të ardhëm mes dy vendeve të vazhdohet me zhvillimin e potencialeve të përbashkëta për nismën e “Ballkanit të Hapur”.
“Besoj gjithashtu se së bashku do të kemi sukses të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës Ballkani i Hapur, gjë që do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë.
Me urime për sukses në mandatin tuaj presidencial, pranoni, Shkëlqesi, shprehjet e respektit tim të thellë - thuhet në urimin e presidentit Vuçiç.



