Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, zhvilloi një takim me ministrin e ri të Drejtësisë, Petrit Vasilin. Kreu i ambsadës amerikanë trokiti në zyrën e Vasilit, vetëm 5 ditë nga emërimi i tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Takimi ka vetëm pak minuta që ka nisur dhe po zhvillohet në zyrën e Vasilit në ministri, ndërkohë që ky është takimi i parë i Lu-së me ministrin e ri, pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga ky post.
Vazhdimësia e qeverisë për zbatimin e reformës është një nga temat që do diskutohet në takimin me dyer të mbyllura.



