"Plani urbanistik i Tiranës, po shitet si joshje elektorale"

"Plani urbanistik i Tiranës, po shitet si joshje elektorale"

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi sot se Plani Urban i Tiranës po shitet si joshje elektorale.

Nëpërmjet një postimi në statusin e saj në rrjetin social “Facebook”, Tabaku shprehet se, “Ne vitin 2011 e hoqëm njësine 8 si zonë të mbrojtur mbas një vendimi të vitit 2002 të mbeshtetur nga atehere kryetari i bashkisë, Rama. Në 2013 sapo erdhi qeveria tjetër, vendimet e para ishte vendosja e Njesise 8 si zone e mbrojtur. Tani e kanë hequr mbrojtjen dhe e shesin si gjë të madhe që bëhet për hërë të parë në 25 vite, që nuk është bërë kurrë më parë, ndërkohë që thjesht i rikthyen një të drejtë të fituar në 2011!”shkruan deputetja demokrate.

Tabaku vazhdon me tej duke duke theksuar se të paktën në dy raste e kemi denoncuar këtë publikisht me banorët e zonës dhe në Kuvend, ku minsitrja Gjermeni dhe deputeti Bushati heshten e nuk folën! Këto karamele ektorale nuk gënjejne askënd.

“Banorët e zonës e kanë parë që një vit e gjysëm nuk kanë parë një punonjës bashkie pranë tyre!”, shkruan Tabaku. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy