Kryeministri Edi Rama thotë se pesha historike e zgjedhjeve të 11 majit, lidhet me fatin evropian të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij me kandidatët e PS në Fier, Rama u shpreh se brenda mandatit të katërt, vendi do të jetë anëtar i Bashkimit Evropian.
Pesha historike e këtyre zgjedhjeve lidhet me fatin evropian të Shqipërisë.
Për herë të parë, qysh se ne e kemi nisur si shtet këtë rrugëtim është hapur një dritare mundësie që është e prekshme dhe aktuale.
Mund të bëhemi anëtar të BE në harkun e një mandati të vetëm.
Teksa komentoi listën e kandidaturave nga Partia Demokratike Rama tha se ajo është listë për në opozitë. Sipas tij, kjo periudhë parazgjedhore është periudhë shitjesh qilimash fluturues duke paralelizuar premtimet e partive në garë.
Populli jo vetëm që duhet të shkëputet nga këneta për Shqipërinë në 11 maj, por nuk i jep kënetës një shans të ripërtërihet sërish. Ne nuk kemi bërë primare, janë si papare jo si primare.
Në këtë grup është bërë një vlerësim si asnjëherë më parë i atyre njerëzve që vijnë nga kontributi në parti, ashtu si atyre që nuk kanë kontribuar por janë përzgjedhur. Ne kemi njerëz që kanë qenë me PD në pararojë, por e kanë kuptuar.
Shihni ca ndodh me ta, ata që fituan i lënë jashtë. Kryetari i partisë në Kavajë del i pari dhe e lënë jashtë. Lista e kënetës është listë për të qenë në opozitë. Vetëm recitojnë kuak kuak.



