Fitorja e Tavos, Rama: Himara do kthehet një prej destinacioneve më të kërkuara në Mesdhe

Fitorja e Tavos, Rama: Himara do kthehet një prej destinacioneve më të kërkuara në Mesdhe

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një urim për Vangjel Tavos për fitoren e siguruar për drejtimin e bashkisë Himarë.

Me anë të një videoje shoqëruar me këngë popullore “Bini ju o cyla, bini ju jongarë”, Rama e cilëson fitore spektakolare.

Me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë.

Me një diferencë prej rreth 1400 vota, Tavo fitoi përballë kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy