Dosaj “Habilaj”/ Ja çfarë thoshte Rama 3 ditë më parë për SHISH-in

Dosaj “Habilaj”/ Ja çfarë thoshte Rama 3 ditë më parë për SHISH-in

Vetëm tre ditë më parë kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë publike për punën e Shërbimit Informativ Kombëtar në lidhje me bandën e Habilajve.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” Rama u shpreh se nuk kishte marrë asnjë informacion zyrtar nga SHISH në lidhje me aktivitetin kriminal të bandës së Habilajve në Vlorë dhe implikimin e dyshuar të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pjesë nga intervista:

Arjan Çani: Z.Kryeministër, a ju solli ndonjë informacion SHISH për Habilajt dhe lidhjen e tyre me Tahirin?

Kryeministri Edi Rama: Së pari, më lejoni që  t’ju kujtoj që çështjet e shërbimit sekret janë çështje të shërbimit sekret, por gjithsesi kësaj pyetje mund t’i jap përgjigje të prerë. Asnjë, asnjëherë nuk më ka sjellë një informacion zyrtar mbi asnjë lidhje të lidhje të ministrit të Brendshëm me asnjë grup tjetër kriminal.

Arjan Çani: Pse e përcaktoni zyrtar? Po një informacion tjetër jo zyrtar?

Kryeministri Edi Rama: Si, unë do të them në publik shërbimi informativ…tani nuk jemi në… Po përfshirë edhe SHISH-i.

Arjan Çani: Jo?

Kryeministri Edi Rama: Po sigurisht jo!

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy