Beleri ishte në përgjim për një çështje të sigurisë kombëtare? Dule: Pse Rama s’ia tha Mitsotakis-it?!

Beleri ishte në përgjim për një çështje të sigurisë kombëtare? Dule: Pse Rama s’ia tha Mitsotakis-it?!

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule komentoi në emisionin “Scrolling” në MCN TV disa deklarata të bëra në një televizion, ku pretendohet se Beleri është vënë në përgjim për një çështje të sigurisë kombëtare, dhe rastësisht është zbuluar korrupsioni zgjedhor. Dule ngre pyetjen se nëse një pretendim i tillë do të ishte i vërtet, përse Rama nuk e informoi Mitsotakis-in se po shoqërohej me një person që rrezikon sigurinë kombëtare.

Në një nga debatet e djeshme është thënë që Fredi Beleri ka qenë në përgjim për një çështje të sigurisë kombëtare. Z. Beleri shoqëroi kryeministrin grek në dhjetor,në vizitën e tij në Himarë, jo si kandidat, pasi ne nuk kishim vendosur ende, por si kryetari i degës së Omonia-s në Himarë. Ai takim në Himarë i Mitsotakis, ishte në dijeni të z.Rama. Pas shoqërimit nga Beleri në Himarë, Mitsotakis-in e prita unë me Fredin. Pasi u takua me Mitsotakis-in në Derviçan, nëse ishte në përgjim për sigurinë kombëtare, dhe Rama e dinte këtë, pse nuk i tha (Rama) mikut të tij që shoqëroheshe nga një individ që përbën kërcënim, është i rrezikshëm për sigurinë tonë kombëtare?! Dy kryeministra miq nuk e vënë njëri-tjetrin përballë surprizave”.

“Është një proces i montuar, dhe nëse hapet rruga me z.Beleri, nesër do të hapet mbi juve, mbi mua”, shtoi ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy