Beqa: Irani u përdor si idiot i dobishëm. Izraeli korri fitore strategjike, u rikthye në statusin e viktimës (VIDEO)

Beqa: Irani u përdor si idiot i dobishëm. Izraeli korri fitore strategjike, u rikthye në statusin e viktimës (VIDEO)

Studiuesi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Mentor Beqa tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se Irani është përdorur si “idiot i dobishëm” nga Izraeli. 

Ai vë në dukje se tërheqja e Iranit në konflikt e rikthen Izraelin në statusin e viktimës, dhe i jep mbështetje ndërkombëtare. Beqa thotë se Izraeli ka korrur një fitore historike, dhe mund të ketë marrë si trofe lejen për ndërhyrjen në Rafa. 

Beqa tha se Izraeli do t’i përgjigjet Iranit në afatgjatë dhe jo në mënyrë të menjëhershme, duke shtuar se është në doktrinën e Izraelit që përgjigjja të jetë disproporcionale. 

Gjasat për një sulm të drejtpërdrejt të Izraelit janë të ulëta, kjo referuar mbledhjes së Komitetit të Luftës dhe reagimeve që kanë pasuar, që tregojnë që s’do ketë një sulm imediat. Por s’përjashtohet mundësia që në afatgjatë Izraeli të kundërpërgjigjet. Është në doktrinën e Izraelit që të përgjigjet në mënyrë disproporcionale. Nëse sulmohet nga një armik, duhet të japë një përgjigje të asaj natyre saqë armiku të mos guxojë më ta sulmojë Izraelin. Këtë e kemi parë edhe me Hamas-in, Hezbollahun. Forma dhe koha kur kjo kundërpërgjigje do të vijë mbeten të panjohura. Në kontekstin ku ndodhemi, Izraeli s’do të japë një përgjigje të menjëhershme, por një përgjigje që do jetë me e elaburuar dhe e shtyrë në kohë. Irani e ka bërë të qartë që sulmi ishte kundërpërgjigje ndaj asaj që bëri Izraeli në kompleksin e ambasadës së Iranit, ku mbetën të vrarë 7 persona, mes të cilëve një komandat i lartë. Përgjigjja u paralajmërua dhe u ekzekutua. Irani e ka mbyllur kundërpërgjigjen, ka thënë që ne s’duam konflikt të mëtejshëm. Në këtë pikëpamje s’ka nevojë për negociata me Iranin. Nga ajo që pamë në sulmin e Iranit, sulmi ishte dizejnuar në atë mënyrë që mos targetonte civilë, por vetëm strukturën ushtarake të Izraelit. Izraeli është goditur në territorin e vet, në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, çka përbën një rast të paprecedentë. Në Iran është festuar si arritje e madhe. Në bindjen time Irani është përdorur si idiot i dobishëm nga Izraeli. Para se të ndodhte sulmi Izraeli ishte në pozitë shumë të keqe, ku vendet europiane po ushtronin presion shumë të madh që Izraeli të shkonte drejt një armëpushimi në Gaza, madje kishim shtete që po shkonin drejt njohjes së njëanshme të Palestinës, dhe tërheqja e Iranit në konflikt e rikthen Izraelin në statusin e viktimës, prandaj komuniteti ndërkombëtar do duhet të njësohej me Izraelin. Në këtë pikëpamje Izraeli ka korrur një fitore strategjike. Izraeli ka negociuar me SHBA-të për të mos iu përgjigjur drejtpërdrejtë sulmit të Iranit. Gjasat janë që Izraeli të kryejë operacionin në Rafa. Mund të ketë marrë si trofe lejen për të ndërhyrë në Rafa”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy