
A do të lejohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, pasi kapen nga vetingu, të ushtrojnë profesionin e avokatit? Mazhoranca nuk është e gjitha kundër, prandaj neni 11 në ligjin për profesionin e avokatit që rregullon këtë pikë është shtyrë për tu miratuar në mbledhjen e ardhshme. Propozimi i bërë nga deputeti Bashkim Fino është kundërshtuar edhe nga kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë.



