Rama në Bordin e Paqes/ Çika: Moment i shfrytëzuar pozitivisht për ndjeshmërinë e Shqipërisë dhe Kosovës (VIDEO)

Rama në Bordin e Paqes/ Çika: Moment i shfrytëzuar pozitivisht për ndjeshmërinë e Shqipërisë dhe Kosovës (VIDEO)

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Emilio Çika, vlerësoi fjalën e Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes, ku ndau shqetësimin “për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, ndaj Hashim Thaçit dhe çlirimtarëve të Kosovës”. 

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se momenti që Kryeministri shqiptar hapi këtë çështje ishte i duhuri.

 

Sipas tij, për ndjeshmërinë e Shqipërisë dhe Kosovës ishte moment i shfrytëzuar pozitivisht nga Kryeministri shqiptar. 

 

Qëllimi është mjaft pozitiv, për ndjeshmërinë dhe interesin e Shqipërisë dhe Kosovës për çështjen në fjalë. 

Gjykata Ndërkombëtare është me juridiksion të gjerë dhe është ndërtuar si me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve europiane, ka legjitimitet dhe është një institucion ndërkombëtar. 

Ndërhyrja në to e shteteve dhe politikës, teorikisht është jashtë nuk e prek institucionin. Për ndjeshmërinë e Shqipërisë dhe Kosovës ishte moment jashtëzakonisht pozitiv i shfrytëzuar nga Kryeministri shqiptar. 

 

Për Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai u shpreh se ka favorizime pozitive nga takimi.

 

Sa i takon pranisë në Bordin e Paqes, Çika shtoi se pjesa më e madhe e vendeve europiane nuk morën pjesë në këtë bord, si pjesë themeluese, dhe disa vende të tjera dërguan vëzhgues.

 

Ai tha se është lënë në dorën e shteteve europiane që të merrnin pjesë ose jo në Bordin e Paqes. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy