Kongresi i PS/ Rama: Të pasurit do të paguajnë më shumë për energjinë elektrike

Kongresi i PS/ Rama: Të pasurit do të paguajnë më shumë për energjinë elektrike

Në fjalën e mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri me dije ndryshimin në faturën e energjisë elektrike për një fashë të konsumatorëve.

Kreu i qeverisë tha se 5% e konsumatorëve harxhojnë 25% të energjisë elektrike për abonentët familjarë do ta paguajnë me një çmim më të lartë. 

Goditja mbi çmimet cenon ata me të ardhura më të ulëta, pensionistë, invalidë, ata që kanë nevojë për transportin publik, ata që jetojnë duke punuar tokën, nga ana tjetër kërcënon investimet publike dhe private, që janë motorë të gjenerimit të të ardhurave për dhjetëra mijëra njerëz të punësuar. Për të parët qeveria reagoi menjëherë, Paketa e Rezistencës Sociale kompenson rritjen e çmimeve për gjysmë milionë qytetarë, për naftën, transportin publik dhe punën në fermë. Qysh prej muajsh, para fillimit të luftës qeveria ngriti një mburojë financiare për të gjitha familjet shqiptare dhe bizneset e vogla.  Sot kemi nevojë për sensin e shpërndarjes së barrës dhe marrjes përsipër të peshave sipas mundësive, së shpejti do vendosim një çmim tjetër, për të gjitha ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë e popullit, sepse janë më të pasur. 5 për qind e konsumatorëve që konsumojnë 25 për qind të energjisë, s’mund t’i mbajmë me të njëjtën përkujdesje si për infermierët, mësuesit, fermerët”.

Kryeministri përmendi gjithashtu 21 janarin, ndërsa u shpreh se nuk e di përse drejtësia e re po nguron të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive në Shqipëri. 

Edhe kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard, drejtësia e re ende po vonon, ose po ngurron, nuk e di. Që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive. Ndërkohë që dënon një zyrtare (Rovena Voda) për një arkë peshk në këmbim të një punësimi të pakryer!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy