Ambasadori britanik në Shqipëri nuk ka pranuar të komentojë përgjimet e fundit në dosjen e drejtësisë italiane dhe ku pretendohet lidhja e politikës me krimin, por ka thënë se në vendin e tij mbetet ende i madh numri i shqiptarëve që merren me aktivitete kriminal. I pyetur nga mediat Duncan tha se sfidë mbetet sekuestrimi i aseteve të siguruara nga aktiviteti kriminal.



