Zgjedhjet e 25 prillit/ Misioni i vëzhgimit të OSBE: Jemi të paanshëm, s’na intereson rezultati

Zgjedhjet e 25 prillit/ Misioni i vëzhgimit të OSBE: Jemi të paanshëm, s’na intereson rezultati

Misioni i vëzhgimit të OSBE/ODIHR ka mbajtur një konferencë për mediat lidhur me zgjedhjet 25 prillit. Përfaqësuesja, Urszula Gacek ka shpjeguar se me çfarë do të merret dhe nuk do të merret ky mision sa i përket zgjedhjeve.

Ajo thotë se misioni i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë të disa vendeve, por edhe në Tiranë është i paanshëm në mënyrë strikte dhe nuk do të ndërhyjë për asnjë moment në zgjedhje, madje as i intereson rezultati.

Sipas saj, do të monitorohet fushata, votuesi, procesi zgjedhor dhe sfidat me të cilat do të përballet kësaj radhe Shqipëria në zgjedhje.

“Do të trajtojmë çështjen e zgjedhjeve, sikur e dini do të jenë më 25 prill. Do të jemi një skuadër ekspertësh ndërkombëtare që do të merremi me të gjitha problematikat e zgjedhjeve.

Së bashku me ekspertët e skuadrës, shpresojmë të dalim edhe nga Tirana. Do të shohim çndodh në gjithë Shqipërinë, pasi dhe kushtet e pandemisë nuk na lejojnë të veprojmë siç duam. Ky është prezantimi ynë, dhe pse jemi vendosur këtu.

Jemi me ftesë të autoriteteve shqiptare. Jemi të ftuar nga Shqipëria. Të gjitha, OSBE është e përkushtuar për këto zgjedhje dhe shpreson për zgjedhje të lira e transparente. OSBE duhet të lejohet t’i vëzhgojë këto zgjedhje, edhe Shqipëria është pjesë e OSBE”, u shpreh Gacek.

Më tej ajo sqaroi se janë këtu për të vlerësuar si do të shkojnë zgjedhjet dhe se sa do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ka pasur Reforma, do të kemi shumë gjëra për të parë. Edhe për votuesit do të ketë sfida të reja. Do të shohin shumë aspekte. Do të shohim sa do të jetë në gjendje Shqipëria t’i mbajë. Të gjitha standardet që do të aplikohen në Shqipëri, do të shihen dhe me vendet e tjera. Si një skuadër ndërkombëtare, jemi të paanshëm në mënyrë strikte. Do të qëndrojmë deri në 17 maj, në mënyrë që të mbikqyrim gjithçka në lidhje me këto zgjedhje. Ka disa procedura. Do të ketë dhe një raport përfundimtar, ku përveç konkluziconeve do të ketë dhe rekomandimet tona. Kjo ishte një përmbledhje pse ndodhemi këtu, çfarë do të bëjmë”, tha Urszula Gacek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy