Vendimi, qeveria i zgjat AKSHI-t afatin e qëndrimit te Godina e Inovacionit

Vendimi, qeveria i zgjat AKSHI-t afatin e qëndrimit te Godina e Inovacionit

Mjediset e Godinës së Inovacionit do të vijojnë të jenë nën administrimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.  Bëhet fjalë për një zgjatje të afatit të përdorimit të kësaj ndërtese nga ana e AKSHI-t. Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar zgjatjen me dy vjet të efekteve të VKM-së së 27 tetorit 2017. Kështu, në bazë të vendimit të ri, AKSHI do të vijojë t’i përdorë mjediset që shfrytëzon aktualisht deri në fund të vitit 2021.   

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.607, DATË 27.10.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN E MJEDISEVE TË NDËRTESËS “GODINA E INOVACIONIT” NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË AGJENCISË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT (AKSHI)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në pikën 3, të vendimit nr.607, datë 27.10.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “… deri më 31 dhjetor 2019…” zëvendësohen me “… deri më 31 dhjetor 2021 …”.

2. Ngarkohen Kryeministria, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy