Deklaratat e Bashës, reagon Bushati: Në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë për atdheun

Deklaratat e Bashës, reagon Bushati: Në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë për atdheun

Pas fjalimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha në kongresin e partive europiane, ku hodhi akuza të rënda mbi qeverinë, ka reaguar ministri Jashtëm, Ditmir Bushati.

Bushati i kujton Bashës pikërisht qëndrimin e përbashkët të Bashkimit Europian, por dhe të SHBA-ve e partive simotra të PD-së. 

Reagimi i Bushatit

Lulzim Basha theu sërish një rregull të pashkruar, por elementar të jetës publike: në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë për atdheun! Aq më tepër kur dihet se partitë serioze europiane nuk impresionohen nga shpifjet apo çadrat e mëkatarëve, sepse masin ecurinë reale të reformave përmes raporteve të institucioneve ndërkombëtare. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i mbështetur unanimisht nga Vendet Anëtare, i dha Shqipërisë rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Asnjë fjalë nuk i tha Lulzim Basha Partive Popullore në Maltë për reformën në drejtësi, anipse të gjithë kemi lexuar qëndrimin e bashkërenduar e të qartë të SHBA-ve, BE-së e madje të partive simotra europiane për PD-në:

1. Zbatim të menjëhershëm të ligjit të vettingut;

2. Rikthim në Kuvend;

3. Përmbyllje të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Ky do të ishte kontributi për një Shqipëri që shkon në mënyrë të sigurt drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim në BE, që do të thotë më shumë siguri, mirëqenie dhe progres për shqiptarët.

Keqardhje për një parti që veç emrin ka demokratike, por që nuk ka më ambicie të konkurrojë në mënyrë demokratike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy