
Arsyet që çuan DASH në vendimin për të shpallur non grata ish -kryeministrin Sali Berisha sipas gazetarit Arian Çani janë politike. Ai tha për MCN TV se politikat e Berishës mund të kenë shkelur padashur në “kallon” e interesave amerikane, ndërkohë që shtoi se ky vendim është i rëndë për ish-kryeministrin dhe familjen e tij.
Mungesa e provave lidhur me vendimin sipas Çanit tregon se “ka drejtësi mbi drejtësinë”.
“Do pretendoja shumë po të thoja i di indicjet. Politika e SHBA e bën këtë me disa vende të botës, arsyet janë vetëm politike, kanë shkelur padashur në kallo të interesave amerikane. Ky është një vendim i rëndë për Berishën dhe familjen e tij. Ende nuk ka transparencë dhe prova. Është komike e gjithë kjo sepse ne na thuhet drejtësia do të jetë transparente dhe na lihet të kuptojmë që ka drejtësi mbi drejtësinë”, tha gazetari.



