Analisti Shpëtim Nazarko, komenton vendimin e Partive Popullore Europiane, për t’i hequr të drejtën e votës Partisë Demokratike dhe thotë se ky vendim vjen pasi perëndimorët në mënyrë elegante nuk marrin pjesë në sherret e brendshme të partive.
Për MCN Live, ai deklaroi se situata në Partinë Demokratike aktualisht është e paqartë, ku një pjesë janë te grupi zyrtar i PD dhe një pjesë tjetër te grupi i Berishës.
Është normale që europianët të bëjnë sikur s’kuptojnë asgjë. Mos ftesa do ishte goditje e rëndë dhe e justifikuar se pa u marrë vendimi i gjykatës, askush nuk do të përfshihet.
Europianët nuk marrin pjesë në sherrin e brendshëm të PD. Nuk bëhet ndonjë dëm në PPE se është një parti e vogël, ata kanë ftuar sipas funksioneve të vjetra tre funksionarë të PD. I kërkojnë PD të respektojë linjën e vjetër duke ftuar Belind Këlliçin, Jorida Tabakun dhe Albana Vokshin.
Tentativa për ta shfrytëzuar Këlliçi dhe Tabaku, është shenjë e keqe dhe vazhdim i një politike të keqe. Rama mund të ketë një mijë mëkate, por ajo që sheh publiku është se PD është bërë copa copa jo për shkak të Ramës. Një politikan i ri nuk mund të dalë me teza të politikës së vjetër. Ç’lidhje ka Rama në këtë rast?
Ta zëmë se gjykata mund të japë vendim kundër tyre, ti mund të mbash ndërtesën por jo vulën, mund të shkosh me koalicion tjetër siç ndodhi në 6 mars, që në të vërtetë është dëm.
Ndoshta të tre pjesët PD e vjetër, PD zyrtare që se njeh gjykata dhe LSI mund të bëhen bashkë. Ndonjëherë jo të gjitha të këqijat vijnë për keq, Patozi hodhi tezën se PD e mbledhur në copa, mund të harmonizojnë interesat e vjetra, nëse do shkohet me këtë rrugë me sistemin zgjedhor që kemi ne, favorizohen partitë që kanë shumicën. Edhe mund të shkojmë në këtë variant që ndoshta do të jetë i detyruar.
Lidhur me reformën territoriale, ai deklaroi se jemi përballë një krize të re por shtoi se ne ende e përdorim reformën territoriale, në funksion të interesave të partive politike.
Por sipas tij, në të vërtetë territorialja duhet të ketë zero lidhje me fatin e partive, duhet të jetë vepër e ekspertëve, sepse nuk bëjmë gjë tjetër veçse shkatërrojmë vendin, kjo do të jetë një reformë më e keqe se ajo që bën PS.
Së Shqipëri veçanërisht reforma territoriale nuk duhet të jetë vepër e partive, veçanërisht në kuptimin teknik. Se duhet të plotësojë disa kushte që nuk kanë lidhje me partinë, apo votat.
Në reformë territoriale shihet se si mund të kombinohet një zonë që ka x minerale, me një tjetër për transport, nga pikëpamja se si ndërlidhen krahinat. Kjo do ishte turp i madh, nëse partitë do e shfrytëzojnë për sherr, ne do jemi në pozicion shumë më të keq.
Janë dhënë shenja të tilla, ka një paradoks në kohën e Zogut kanë qenë 36 njësi, në kohën e Enverit 61 bashki, qoftë në kohën e Zogut dhe këtij tjetri, infrastruktura rrugore ka qenë fare e mirë. Si mund ti shtosh bashkitë, kur mund ti kontrollosh zonat me më pak mjete se kurrë. Të gjitha partitë nuk kanë hallin e një reforme territoriale që shërbimet të shkojnë te qytetarët, por për shërbime të çastit që vazhdojnë të varrosin Shqipërinë.
Një ekspert që respekton profesionin e vetë nga të huajt do ta shikonte në respektimin e parimeve territoriale, fakti që të huajt s’po ndërhyjnë fare... Do jemi të detyruar se pavarësisht çfarë thotë klasa politike, referohesh në disa materiale se ata s’të qasin në Europë.
Për dreq ne jemi një vend i vogël dhe i varfër që Europa mund të na kapë si ata peshqit e vegjël, si vend që s’bën demokraci. Shenjë shumë e keqe që të huajt nuk po tregojnë interesin e viteve 2013-2014, për të marrë pjesë në këtë reformë.



