“SPAK”, Dyrnjaja: Të gjithë janë kundër të gjithëve, pakënaqësitë e Berishës njëlloj me të Ramës (VIDEO)

“SPAK”, Dyrnjaja: Të gjithë janë kundër të gjithëve, pakënaqësitë e Berishës njëlloj me të Ramës (VIDEO)

Analisti Denis Dyrnjaja për qëndrimet kundër SPAK thotë se duket sikur të gjithë janë kundër të gjithëve.

Berisha kundër Ramës, Rama kundër Berishës. Rama kundër SPAK, Berisha kundër SPAK.

Kemi arritur në një kryqëzim që nuk e dimë ku do na çojë, është një pikëpyetje e madhe në raportet mes politikës dhe drejtësisë.

Duke folur për MCN Live, ai tha se më i qarti është Sali Berisha i cili ka deklaruar hapur se do e shkrijë SPAK, GJKKO, të cilat sipas tij janë struktura kriminale, nuk janë brenda normave kushtetuese dhe ligjit apo së drejtës sipas kontekstit politik të tij.

Sipas tij, pakënaqësitë e Berishës janë në të njëjtën frekuencë me pakënaqësinë politike të Edi Ramës, por se Rama thotë se ne jemi mbështetës të SPAK, pasi jemi ideatorët dhe mbështetësit financiar të tij, pir ka nevojë për disa rregullime.

Këtu ka pikëpyetje se çfarë do të thotë me rregullimin?

Se po shkojnë para drejtësisë njerëz të rëndësishëm të mazhorancës dhe shkalla po vjen duke u rritur dhe mund të shkojë drejt Ramës dhe çështjes McGonigal.

Kryeministri po përpiqet të bëjë një qasje diplomatike, të krijojë idenë se ne me SPAK nuk kemi gjë, por në fakt kemi.

Nuk mund të qeshësh kur kryetari i bashkisë, njeriu më i rëndësishëm për Tiranën, ku bazohej fitorja e 11 majit, është sot në qeli, prej nga sulmon prokurorin e çështjes dhe gjyqtarin e çështjes.

“Vrasës me pagesë” e ka cilësuar prokurorin e çështjes, Ols Dado. Duhet kurajo e madhe prej tij të bësh një deklaratë të tillë. Por ai do të shpëtojë nga burgu.

Nga pikëpamja emocionale dhe strategjike unë mendoj se është gabim, të vendosesh kundër prokurorit dhe gjykatës.

Kur deri dje kur nuk ishe vendosur nën hetim flisje ndryshëm. Unë mendoj se prokurorë dhe gjyqtarë sa më shumë sulmohen nga politika aq më shumë imunitet fitojnë.

Ka ikur koha kur prokurorë dhe gjyqtarë shantazhoheshin dhe kërcënoheshin me një mesazh apo telefonatë.

Realitetet dhe kohërat ndryshojnë nga drejtësia, ndaj është shtylla kryesore drejtësia, se drejtësia i shërben interesit publik.

Retorika e Berishës ka dy elementë që nuk lidhen me realitetin. Për mua SPAK do i bashkojë dy partitë e mëdha politike, se po godet interesat e tyre politike, financiare, pasurore.

Po preken interesa të tjerë, çështja e tregut të Elbasanit. U bënë forcat politike së bashku, nëse vjen çështja te interesat bëhen bashkë.

PS dhe PD bëhen bashkë dhe kanë bashkuar votat në Elbasan dhe i kanë dhënë zgjerimin e tregut babait të Suel Çelës.

Interesi mund t’i çojë gjithmonë bashkë dhe interesi kundër SPAK mund t’i bëjë sërish bashkë.

Kur interesat bashkohen nuk ka rëndësi kush është personazhi, edhe pse Suel Çela është një personazh i angazhuar në botën e krimit.

Ramën dhe Berishën mund ta bashkojë interesi kundër SPAK. Interesat bashkohen prapë mes politikës dhe krimit.

Sa herë ka pasur nevojë për çështjen “Toyota Auris” ajo ka dalë në parlament dhe skenë dhe pastaj ka fjetur gjumë.

Kurrë nuk u mor njeri deri në fund me këtë çështje. SPAK nuk ka dalë me një qëndrim për këtë çështje, çfarë është kjo çështje, kush po merret me këtë çështje.

Është Elisabeta Imeraj, një nga ish-prokuroret më të spikatura. E solla në vëmendje që kur palët bëhen bashkë, njëra bashkëvepron me tjetrën dhe me heshtje.

Por edhe duke kundërshtuar njëra tjetrën, por janë në sinkron me palën tjetër në SPAK, kundër SPAK.

Por për mua proceset gjyqësore duhet të vazhdojnë me çdo kusht.

Për mua procesi zgjedhor sot nuk ka rëndësi, por ka rëndësi që sistemi në tërësi të fitojë besimin e qytetarëve dhe e vetmja mënyrë është nëpërmjet drejtësisë. ishim mësuar pa represion fare, por me rrumpallë. Kemi nevojë që drejtësia të vazhdojë energjikisht.

Më mirë të goditet nga politika dhe kjo tregon që drejtësia po vazhdon mirë. Lustrat dhe përshëndetjet e politikës nuk janë të mira për drejtësinë dhe për interesin publik.

Unë mendoj se SPAK do vazhdoj të veprojë edhe pse do jenë zgjedhjet. Ajo që ka sjellë alarm është ndërhyrja e SPAK për të monitoruar procesin parazgjedhor dhe atë zgjedhor.

Pse është shqetësuar Kryeministri? Pse partitë politike janë forca ilegale? Legale janë, le të survejohet.

Të gjithë kanë hall se do dalin zbuluar se nuk dinë të bëjnë zgjedhje drejt. Qeveria ka përgjegjësinë për zgjedhjet se është qeveria dhe mazhoranca.

Por harroje se ka engjëj në këtë historinë e zgjedhjeve. Janë të gjithë kundër të gjithëve.

Kanë hall se nuk justifikojnë dot veten dhe pasurinë e tyre. Si dolën milionerë? Janë të gjithë sipërmarrës me inteligjencë mbi koeficientin e lartë? Këtu korrupsioni i bëri me para.

I kanë bërë me letra, bravo i qoftë. Por sidoqoftë sa do ti bësh me letra, diku do cedosh. Se tahmaja për t’i mbajtur për vete të përmbys situatën.

Mos më futin mua në burg, çunin në burg, kolegun në burg... Kjo i bën bashkë, por politika i përçan. Kjo bën që të mos e çojnë kokën të qetë në jastëk.

Ky është qëllimi që ka drejtësia që të krijojë frikën që kur të firmosësh atë letrën, të mos i bësh rrumpallë.

Ne po prishim historinë në emër të historive madhore të kullave. Po shuajmë historinë në emër të investimeve madhore.

Ndërkohë që vila e Titos në Mal të Zi, vazhdon të ruhet.

Me dijeninë e Ramës apo pa dijeninë e Ramës nuk e di.

Por nuk besoj se Rama është te portofoli i çdo ndërtuesi.

Ai Fatmir Bektashi do kishte folur njëherë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy