Veliaj çon në gjykatë Grida Dumën: Lejet e ndërtimit transparente, Duma la burgjeve partnerët në biznes

Veliaj çon në gjykatë Grida Dumën: Lejet e ndërtimit transparente, Duma la burgjeve partnerët në biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar zyrtarisht pas akuzave të Grida Dumes nga Partia Demokratike, se ai ishte i lidhur me mafien italiane “Ndragheta”, nëpërmjet dhënies së lejeve të ndertimit.

 Veliaj, përmes zyrës së shtypit të bashkisë deklaron se lejet e ndërtimit në Tiranë kanë dosje transparente për mënyrën e financimit.

“Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete! E vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverfikueshme”.

 Kreybashkiaku Veliaj kërkon nga Prokuroria që të hetojë këdo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës për afera të mundshme korruptive.

Në fund teksa paralajmeron padi ndaj ish deputetes së PD për shpifje, e akuzon këtë të fundit edhe si një personazh vetë të zhytur në histori mashtrimesh në fushën e ndërtimit.

“E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të rradhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”!.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy