Basha: Kryeprokurori nuk mund të caktohet vetëm nga një parti politike, të vijë përmes vettingut

Basha: Kryeprokurori nuk mund të caktohet vetëm nga një parti politike, të vijë përmes vettingut

Kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë dhe ai duhet të vijë përmes vettingut. Kjo ishte deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke theksuar se kryeprokurori nuk mund të caktohet vetëm nga një parti politike.

Këto deklarata kryedemokrati i bëri për emisionin ‘Të Paekspozuarit’, dhe tha se vendi është në një krizë të thellë politike dhe opozita nuk do bëhet pjesë e lëmshit kushtetues. Sipas kryedemokratit, k

“Nuk ka asgjë personale me Ramën. Në situatën aktuale janë 3 probleme për çështjen e zgjidhjes së kryeprokurorit. I pari është procesi i anti-kushtetutshmërisë. I dyti është se është një proces politik, pra mazhoranca thotë se kemi votat vetë. Dhe problemi i tretë është se duan proces pa vetting. Këto të treja janë dëshmi të bllokimit të reformës në drejtësi, pasi nuk është formuar KLP-ja, pasi vetëm ajo e vendos. Mazhoranca ka bërë lojëra dhe nuk asnjë shpresë për tu ulur me Ramën në këtë lëmsh kushtetues. Mazhoranca kërkon të bëjë një zgjidhje të tillë dhe nuk ka asnjë mundësi që unë të ulem me Ramën dhe të zgjedh një prokuror pa vetting. Ne e kemi dhënë zgjidhjen, kryeprokurori nuk mund të caktohet vetëm nga një parti politike dhe nuk mund të jetë një lepurush”- tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy