Analisti Ben Andoni, thotë se protesta adresimin nga pjesa e mbrojtjes së natyrës, e ka kthyer në një manifestim mirëfilli tashmë kritik-politik, ku tashmë kërkesa e parë është dorëheqja e Edi Ramës.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se ka një problem pasi nuk ka akoma një asamble të madhe e qytetarëve ku të adresohesh.
Në këtë linjë ai shtoi se opozita jo vetëm është jashtë loje, por është njësoj e anatemuar si njerëzit e Partisë Socialiste.
Protesta ka nisur ditën e diel para dhjetë ditësh, sot është dita e 11. Si rezultat i një incidenti shumë agresiv të një policie private, para syve të policisë së shtetit të një protestuesi. Protesta ka filluar për këtë incident.
Në ditët e para u theksua shumë pjesa e flamengove, pasi zona është pjesë e njërës prej zonave tona të mbrojtura, të cilës i është ndërruar statusi dhe mund të ndërtosh. Por këtu vijojnë paradokset se zoti Rama ka thënë që nuk ka projekt, por në fakt projekt ka. Dhe menjëherë protesta e cila është iniciuar në rrjetet sociale, por ende sot nuk jemi të qartë për organizatorët real.
Duket që zoti Qori ka pjesën e tij, shoqëria civile dhe Ojq-të që merren me mbrojtjen e florës dhe faunës. Arriti që gjithë adresimin nga pjesa e mbrojtjes së natyrës, u kthye në një manifestim mirëfilli tashmë kritik-politik.
Tashmë kërkesa e parë është dorëheqja e zotit Rama dhe pastaj vijnë kërkesat e tjera. Shqetësimi real është kjo lloj qeverisje që kemi përballë vetes. Besoj se protesta do vazhdojë se ka entuziazëm.
Por ka një problem se nuk ka akoma një asamble të madhe e qytetarëve ku ti të adresoje dhe të kishe tezat për mënyrën se si do kryhet transformimi. Se opozita jo vetëm është jashtë loje, por është njësoj e anatemuar si njerëzit e Partisë Socialiste.
Nga ana tjetër Rama dhe njerëzit e tij janë fare të vegjël përballë kësaj situate. Zoti Rama dhe njerëzit afër tij duhet t’i vënë gishtin kokës.



