“Basha ruhet nga RENEA dhe Garda”, Rama: S’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike

“Basha ruhet nga RENEA dhe Garda”, Rama: S’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike

Pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se në selinë e Partisë Demokratike kishte prezencë të forcave RENEA dhe të Gardës me qëllim ruajtjen e Lulzim Bashës, nuk ka nguruar të reagojë as Kryeministri Edi Rama.. nëpërmjet një statusi në tuitter, Rama shkruan se “nuk ka asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre”.

Statusi i Edi Ramës:

Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!

Gjithashtu, lidhur me këtë deklaratë ka reaguar menjëherë edhe Poliicia e Shtetit.

Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës. Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik. Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike”, thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy