
Ish-Presidenti Ilir Meta është i pranishëm paraditen e sotme në seancën e Apelit të GJKKO-së, ku do të njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë.
Të pranishëm në seancë janë kreu i SPAK Altin Dumani, si dhe prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Ilir Meta, iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit duke ankimuar masen e “arrestit me burg” dhe kërkon lirinë.
Ndërkaq ish-bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi ka ankimuar masën “detyrim paraqitje”.



