Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i ka dërguar një letër Kryetarit të Kuvendit, ku kërkon që në seancën e së enjtes më datë 28 janar, të miratohet Komisioni për Reformën Zgjedhore.
Në letrën drejtuar Metës, Grupi Parlamentar i Partisë Demorkatike vlerëson se ligji i ri i zgjedhjeve duhet të jetë në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e Këshillit të Europës, si dhe me detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.



