​Kryeministri Rama nesër vizitë zyrtare në Kosovë, zbardhet agjenda e takimeve

​Kryeministri Rama nesër vizitë zyrtare në Kosovë, zbardhet agjenda e takimeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare nesër në Kosovë, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kësisoj Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së homologut të tij kosovar, Albin Kurti, pasi ky fundit më 17 shtator i pati dërguar letër urimi Ramës me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë dhe e kishte ftuar ta vizitonte Kosovën.

Takimi i parë i Ramës do të jetë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin do të bisedojë për tensionet e fundit me Serbinë, por edhe do të jetë takimi i parë pas një kohe të gjatë që dy kryeministrat replikojnë në distancë për iniciativën “Open Balkan”.

Qëndrimi i kryeministrit shqiptar mbi reciprocitetin e targave me Beogradin, pritet të publikohet në një konferencë shtypi.

Rama nuk do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe as me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, por do të pritet në takim nga tre liderët e opozitës: Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy