Andoni: Serbia e ka humbur busullën, pas protestave mund të jetë dora e shërbimit të jashtëm rus

Andoni: Serbia e ka humbur busullën, pas protestave mund të jetë dora e shërbimit të jashtëm rus

Pas protestave të dhunshme ne vend, presidenti serb Aleksander Vuçiç i është drejtuar popullit me një deklarate ku tha se vendi është në rrezik. Vuçiç ka bërë përgjegjës për këtë rrezik organizatorët e protestave.

 

Analisti Ben Andoni tha në studion e lajmeve të MCN se ajo që e ka vënë në vështirësi presidentin serb është se nuk po arrin dot të kuptojë kush është pas protestave. 

 

Besoj që është një nga momentet e pakta që Vuçiç ka thënë të vërtetën. Serbia është në probleme të mëdha. E para sepse nuk identifikon dot burimin e organizimit të protestave. Vetëm ditët e fundit janë rigjallëruar protestat dhe akoma nuk arrihet të kuptohet cili është karburanti real që i mban njerëzit në protestë. 

 

Gjendje e jashtëzakonshme do të thotë shumë për Serbinë, sepse ajo ka kohë që luan me një kartë demokratike, larg realiteteve të saj. E dyta, zotit Vuçiç i duhet një qeverisje deri në vitin 2027. Edhe përpara protestave, ai nuk ka pasur ndërmend të rrinte përtej kësaj kohe. Është momenti kur Serbia mban panairin që tregon stade zhvillimi të vendit organizator.  

 

Andoni tha se situata e krijuar tregon që Serbia e ka humbur busullën. Ai shtoi se pavarësisht se nuk pranohet, ka dyshime se pas protestave mund të jenë elementë të shërbimit të jashtëm rus. 

 

Vuçiç nuk e vendos gjendjen e jashtëzakonshme sepse nuk do të prishë imazhin e vendit të tij. Besoj se ka marrë mesazhe dhe nga liderë europianë që të jetë i kujdesshëm. Sfida më e madhe në Ballkan është se Vuçiç mund të përdorë karta çrregullimi, të përdorë Bosnjen dhe Kosovën për të larguar vëmendjen. Deri tani janë gjetur elementë që është dora e shërbimit të jashtëm rus në një masë të madhe të mënyrës së organizimit të protestave. Por nga ana tjetër kjo nuk mund të thuhet aq hapur për shkak të marrëdhënieve mes dy vendeve, por ata po përpiqen ta delegojnë problematikën. Tani e kanë deleguar te ndikimet e jashtme. Të gjitha këto të bëjnë të besosh se Serbia e ka humbur busullën. Tani po dalin dobësitë e jashtëzakonshme të demokracisë dhe simbolin e autokracisë ballkanike që po përballet me propagandën që ka ngritur.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy