Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka organizuar pasditen e kësaj të enjte një tryezë konsultimi në fokus të së cilës ishte ligji “Për Noterinë”. Ministri Manjani u shpreh në fjalën e tij se duhet rritur siguria juridike e aktit noterial ndërsa kryetarja e Dhomës Kombëtare të Noterisë, Mimoza Sadushi propozoi që në projektligjin e ri të vendoset si kriter 1 noter për 10 mijë banorë.



