Pas akuzave që lëshoi Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë se Lëvizjen Socialiste për Integrim disa OJF u përpoqën ta manipulon protestën e ditës së sotme të naftëtarëve, vjen reagimi i partisë opozitare. Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, deputetja Floida Kërpaçi pohoi se kjo parti bashkë me opozitën do të jenë gjithmonë në mbrojtje të naftëtarëve.
"Lëvizja Socialiste për Integrim po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet më të fundit të sektorit të naftës dhe veçanërisht ato që lidhen me kompaninë ARMO dhe me dramën e përditshme që përjetojnë punonjësit e rafinërisë atje. Provë e qartë e shqetësimit të kahershëm të LSI-së është se thuajse tre javë më parë, Edmond Haxhinasto ka kërkuar informacion me shkrim Ministrit Gjiknuri për zbatimin e statusit të naftëtarit", deklaron Kërpaçi .
Sipas LSI situata është përkeqësuar dukshëm dhe është vërtet kritike dhe turp i rende per qeverine, që naftëtarët duhet të udhëtojnë kilometra të tëra për të fituar të drejtën e rrogës së tyre, për të cilën derdhin djersë dhe bejne sakrifica të panumërta. Në deklaratën e saj deputetja e LSI hodhi akuza mbi qeverinë duke e akuzar se po marrin nëpër këmbë e po grabisin djersën e naftëtarëve.



