Boçi: Berisha vazhdon të jetë kryetar i PD. Këlliçi: SPAK kreu hetime të paplota për inceneratorët

Boçi: Berisha vazhdon të jetë kryetar i PD. Këlliçi: SPAK kreu hetime të paplota për inceneratorët

Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit Luçiano Boçi deklaroi sot se Sali Berisha vazhdon të jetë kryetar i partisë. Megjithatë ai vuri në dukje se “secili duhet të bëhet pak Berishë” për të punuar me intensitet. 

Sigurisht angazhimi ynë në takimin me strukturat është pjesë e detyrimit për rolin organizativ.
Takimet tona kanë qenë të suksesshme. Këtë sukses e kemi parë në angazhimin e strukturave për riorganizimin e partisë. Sot ky tur është akoma më i domosdoshëm. Madje kemi një koncept të ri organizimi. Do organizohemi në katër grupe dhe do shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë për të takuar demokratët dhe për t’i angazhuar në të gjithë aksionin politik që ka axhendë të qartë dhe qëllime të mirëpërcaktuara. Sali Berisha vazhdon të jetë kryetar i PD. Dhe po i referohem një thënie të tij, se edhe në Hënë po të jem, do vazhdoj të drejtoj PD-në. Marrja e mesazheve nga ai për ne është e qartë, por njëkohësisht duhet një angazhim më i madh i pjesës drejtuese të PD. Duke nisur nga ne, që jemi niveli i parë dhe duke vazhduar me kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Secili na ne duhet bërë pak Berishë, të punojë me intensitet të lartë dhe të ketë rezultate të mira në organizim. Sot do mblidhemi dhe të konkludojmë edhe datat përkatëse të axhendës së takimeve të kryesisë dhe Këshillit Kombëtar për t’iu referuar atyre situatën politike dhe për të kaluar në vendimmarrje të rëndësishme për aksionet dhe situatën”.

Ndërkaq, Belind Këlliçi publikoi dokumentin që sipas tij tregon që gjyqtarja doli në përfundime se SPAK kreu hetime të njëanshme dhe të paplota për inceneratorët.

Me fjalë të thjeshta sot po ju shpjegojmë se është pikërisht prokurori Dritan Premçi, personi i cili qëllimisht ka zhdukur provat që implikojnë drejtpërdrejtë në aferën e inceneratorit të Fierit, për Damian Gjiknurin, Armando Subashin, Engjëll Agaçin dhe shumë titullarë të tjerë të Ministrisë së Financave, NJZP, etj. Ndërsa sot, siç ua kemi paraqitur gjatë 3 javëve të kaluara, i njëjti prokuror po fsheh të dhënat e raportit kofidencial të KLSH, po fsheh auditet e kryera nga Ministria e Financave, po fsheh provat të cilat pasqyrohen nga Altin Dumani në dosjen hetimore për Arben Ahmetaj, ku implikohen drejtpërdrejtë Erion Veliaj dhe Edi Rama.  Siç e shihni, këto nuk janë absolutisht as akuza politike dhe as interpretime të cilat mund të denigrojnë figurën e prokuroëve.  Ne thjeshtë po prezantojmë para qytetarëve shqiptarë dhe vetë institucioneve të drejtësisë, dokumenta zyrtare të shtetit të cilat qëllimisht lihen jashtë fokusit të hetimit nga vetë sistemi i drejtësisë, për të mbyllur një herë e mirë mega aferën e inceneratorëve, të cilët do duhej të ishin hetuar si një grup i strukturuar kriminal.                                              
  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy